Kol Palmer nuk ka asistuar për dy muaj, pavarësisht se statistikat thonë se është lojtari më kreativ në Europë.Ylli i Çelsit ka shënuar 14 gola këtë sezon dhe është në rrugën e duhur për të arritur numrin e tij të 22 golave të sezonit të kaluar. Palmer regjistroi 15 asiste gjatë vitit të tij të parë me Blutë, por ai është shumë prapa kësaj shifre gjatë 2024-25, me vetëm gjashtë pasime për gol. Dhe një statistikë tronditëse tregon se ai ndoshta po lihet në baltë nga finalizimi i dobët i shokëve të skuadrës. Asistet kanë shteruar kohët e fundit dhe i fundit erdhi kur ai shërbeu Enzo Fernandezin në një fitore 3-0 ndaj Aston Vilës më 1 dhjetor.
Megjithatë, Palmer ka qenë përsëri njeriu kryesor i Çelsit, duke krijuar 32 shanse në 11 ndeshjet e Premier Ligës që atëherë. Asnjë lojtar tjetër në pesë kampionatet më të mira të Europës nuk ka qenë aq kreativ gjatë dy muajve të fundit. Dhe kjo listë përfshin Elangën e Notingem Forestit dhe Robinsonin e Fulham, të cilët kanë asistuar respektivisht gjashtë dhe shtatë gola në këtë periudhë. Pavarësisht goditjes së Palmerit devijuar në rrjetë si autogol i Bisakës, i cili vendosi përmbysjen e Çelsit kundër Uest Hemit të hënën mbrëma, në të vërtetë ish-sulmuesi i Sitit nuk ka shërbyer për shokët e tij.
Mungesa e pasimeve finale të Palmerit përkon me një rënie të formës për sulmuesin e Çelsit, Nikolas Xhekson. Ai nuk ka shënuar në tetë ndeshjet e tij të fundit në Premier Ligë. Palmer dhe Xhekson kanë qenë më parë një dyshe vdekjeprurëse, duke kombinuar në 11 gola që nga fillimi i sezonit 2023-24.PANORAMASPORT.AL