Thursday, 28. May 2026
Sport

​Ballkani e Drita e nisin me fitore stinorin pranveror

GS 07/02/2025 1 Min. Lesezeit

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës ka nisur sot me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Drita e ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-0 duke e nisur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin pranveror. Golat për Dritën i realizoi Krasniqi në minutat 61’ dhe 78.

Në anën tjetër, kampioni aktual Ballkani ka triumfuar si vendas ndaj Dukagjinit me rezultat minimal 1-0.

Drita mbetet lider i tabelës me 43 pikë, kurse Ballkani është i dyti me 36 pikë.

Teilen: