• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Herri Kejn i thur elozhe Nojerit: Manuel është busull për skuadrën

07/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manuel Nojer do të qëndrojë me Bajernin për të paktën një vit tjetër si pjesë e rinovimit të kontratës së tij.kejnAjo që ishte konsideruar thjesht një formalitet për javë të tëra, tani u njoftua zyrtarisht nga gjigandët gjermanë të hënën. Për goleadorin Herri Kejn, qëndrimi i portierit 38-vjeçar është gjithashtu një arsye për të festuar. Anglezi tha për zgjatjen e kontratës së shokut të tij të skuadrës:

“Ky është një lajm i madh për ne lojtarët dhe për klubin. Manu është një nga portierët më të mirë, nëse jo më të mirët që kam parë ndonjëherë”, tha Kejn.

Përpara se 31-vjeçari të transferohej në Mynih verën e vitit 2023, ai ishte në gjendje të bindte veten për cilësitë e ishportierit të kombëtares në fanellën e Totenhemit.

Aftësitë e jashtëzakonshme të Nojerit do të vazhdojnë të jenë një çelës për zhvillimin e ardhshëm të skuadrës për yllin sulmues: “Cilësitë e tij dhe personaliteti drejtues janë gjithçka që nevojitet. Jam i lumtur për të dhe shpresoj që të vazhdojmë të zhvillohemi si skuadër”, tha Herri, i cili dëshiron të festojë më në fund titullin e parë madhor të karrierës së tij së bashku me portierin botëror në fund të sezonit.

Përveç anglezit, euforinë e tyre për zgjatjen e kontratës së 38-vjeçarit e kanë shprehur së fundmi edhe anëtari i bordi Maks Eberl dhe drejtori sportiv Kristof Frojnd. Në Mynih, kapiteni shihet ende nga drejtuesit e Bajernit dhe shokët e tij si një komponent kyç për suksesin e rekordmenëve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Presidenti i La Ligës i përgjigjet Ançelotit: Karlo qetësohu, konkurenca në La Liga është e ndershme!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.