Asnjë mbrojtës i Serisë A nuk ka kontribuar në më shumë gola se Teo Hernandez (9, si Dumfries dhe Nunjo Tavares) këtë sezon në të gjitha turnetë: 4 gola dhe 5 asiste për francezin.
Pavarësisht disa ndeshjeve nën nivel, vlera e tij mbetet shumë e lartë, duke qenë se arrin të ndikojë edhe në atë që sigurisht nuk është sezoni i tij më i mirë në karrierë.
Informacioni i fundit për këtë çështje është dhënë nga kolegët tanë në ‘TEAMTalk’ që raportojnë se Mançester Siti dhe Reali i Madridit janë gati të tentojnë një ofensivë gjatë verës.
Për “Los Blancos” ishte folur edhe në të kaluarën, ndërsa “Qytetarët” kanë nevojë edhe për një mbrojtës të majtë. Shumë do të varet nga rinovimi i francezit me Milanin.
PANORAMASPORT.AL