– Milani ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Empolit (1B), duke shënuar 18 gola (2.3 mesatarisht) dhe duke pësuar vetëm tre.
– “Djalli” ka regjistruar vetëm një portë të paprekur në katër ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Empolit. Vetëm kundër Pizës ekipi kuqezi ka pasur një seri më të gjatë pa pësuar në Serinë A (5, midis 1988 dhe 1991).
– Ajo kuqezi është skuadra kundër së cilës Empoli ka luajtur më shumë ndeshje në shtëpi në Serinë A pa fituar asnjëherë: 16 (7B, 9H); nga ana tjetër, vetëm kundër SPAL-it (19) kuqezinjtë kanë luajtur më shumë ndeshje në transfertë pa humbur ndonjëherë në.
– Në tetë ndeshjet e fundit të Serisë A (që nga java e 16- të), Empoli është skuadra që ka fituar më pak pikë (2) dhe ka pësuar më shumë gola (18).
– Ekipi i Serxho Konseisaos ka humbur dy transfertat e fundi në Serinë A dhe Ligën e Kampionëve (kundër Juventusit dhe Dinamos së Zagrebit), kuqezinjtë nuk kanë regjistruar më shumë humbje të njëpasnjëshme në transfertë në të gjitha turnetë që nga prilli dhe maji 2015 (tre në atë rast, nën drejtimin e Filipo Inzagit).
– “Djalli” është ndëshkuar në secilën nga gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, pasi e kishte mbajtur portën e paprekur në katër nga pesë të mëparshmet; Hera e fundit që kuqezinjtë pësuan gola në shtatë ndeshje radhazi në një turne daton në periudhën midis nëntorit 2022 dhe shkurtit 2023.
– Duke marrë parasysh vetëm pjesët e para, Milani dhe Empoli do të kishin të njëjtat pikë në renditje (34 secili në vendin e 7-të dhe të 8-të, me kuqezinjtë gjithsesi që kanë luajtur një ndeshje më pak), teksa me pjesët e dyta kuqezinjtë do të zinin vendin e 11- të me 29 pikë, ndërsa toskanët do të zinin vendin e 19-të me 16 pikë.
– Pesë paraqitjet e para të Lorenzo Colombo në Serinë A erdhën me fanellën e “Djallit” midis korrikut 2020 dhe janarit 2021. Lojtari i lindur në vitin 2002 ka shënuar pesë gola në 23 paraqitje në këtë kampionat dhe nuk ka bërë kurrë më mirë në një sezon të vetëm në Serinë A (5 gola në zeonin 2022/23 në 33 ndeshje me Leçen).
– Tizhani Reijnders, i cili shënoi dopietën e parë në karrierë pikërisht kundër Empolit, është mesfushori që ka shënuar më shumë në këtë kampionat (7). Holandezi, pas golave të tij kundër Parmës dhe Interit, mund të gjejë rrjetën në tri ndeshje radhazi për herë të parë në karrierë mes kampionatit italian dhe atij holandez.
– Santiago Gimenez mund të bëhet lojtari i parë meksikan që shënon për “Djallin” në historinë e Serisë A. Gjatë kohës së tij në Holandë (që nga viti 2022/23), ai ka shënuar 65 gola në 105 paraqitje për Fejnordin në të gjitha turnetë, kohë gjatë së cilës vetëm Luk de Jong ka shënuar më shumë (70 gola në 115 ndeshje me PSV-në).
– Empoli është skuadra kundër së cilës Tami Abraham ka shënuar më shumë në Serinë A: katër, duke përfshirë një nga katër dopietat e shënuara në turne (një dygolësh me fanellën e Romës në janar 2022)
PANORAMASPORT.AL