• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kritikat e Lotar Mateus për Bajernin: Ekipi i Kompanis nuk ka lider në mbrojtje, duhet Tah

08/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda gjermane Lotar Mateus kritikon ashpër mbrojtjen aktuale të Bajernit dhe kërkon urgjentisht një lider të ri për prapavijën. Duke pasur parasysh dobësitë e fundit të mbrojtjes, në të cilat bavarezët duhej të pranonte një numër të madh golash në disa ndeshje, “rekordmeni” gjerman sheh një boshllëk të qartë.MATEUS“Bajerni ka nevojë për një lider në prapavijë. Sepse nuk është as Kim, as Upamecano”, sqaroi Lotar në një intervistë për “Sport Bild”. Kampioni i Botës 1990 shpjegon se megjithëse të dy qendërmbrojtësit janë lojtarë të talentuar dhe të mirë, por atyre u mungon aftësia drejtuese. Mateus e sheh De Ligt si zgjidhjen ideale për këtë problem. Mbrojtësi holandez, i cili u transferua te Mançester Junajtid në verë për 45 milionë euro, u vendos shpejt si një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së Bajernit. “Mund të ishte De Ligt udhëheqësi. Ai u njoh në ekip. Edhe nëse nuk performon aq mirë në Mançester, ai mund të ishte ndërtuar në Mynih”, theksoi eksperti televiziv. Një tjetër pikë që kritikon Mateus është transferimi i dështuar i Xhonatan Tah verën e kaluar.

Mbrojtësi qendror i Bajer Leverkusen u fut në “lojë” nga drejtori sportiv Maks Eberl si një nënshkrim i ri i mundshëm, por marrëveshja dështoi për shkak të pengesave financiare. Lotar është i zhgënjyer dhe thotë: “Sipas mendimit tim, ishte një gabim që lejuan transferimi e Xhonatan Tah të dështonte verën e 2024 për shkak të pesë milionë eurove”. Verën e ardhshme, kontrata e të cilit në Leverkusen po skadon, do të ishte në dispozicion si një transferim i lirë dhe 63-vjeçari e sheh atë si një përforcim ideal për mbrojtjen e Bajernit.

“Klubi bavarez ka nevojë për një mbrojtës të qëndrueshëm dhe me përvojë për të udhëhequr qendrën e prapavijës. Një lider mbrojtës që merr përgjegjësinë si në fushë, ashtu edhe në dhomën e zhveshjes”. Nëse gjigandët nga Mynih shfrytëzojnë rastin dhe nënshkruajnë me Tah, ai potencialisht mund të përmbushë pikërisht këtë rol dhe të zgjidhë problemet e mbrojtjes së rekordmenëve gjermanë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pesë gola në 3 ndeshje, Kolo Muani: Po e jetoj ëndrrën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.