• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Derbi Real-Atletiko, trajneri Ançeloti kundër të gjithëve: Na kanë frikë

08/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti ka pasur për të gjithë gjatë konferencës për shtyp para derbit të Madridit. Italiani ka sqaruar pozicionin e klubit të tij kundrejt sistemit të arbitrimit në La Liga.anceloti“Ne si klub kemi kërkuar vetëm një shpjegim për të përmirësuar një sistem që, me sa dëgjoj, askush nuk është i kënaqur. Të tjerët nuk janë të lumtur, sepse mendojnë se është një sistem që favorizon Realin e Madridit, por, kur Madridi dëshiron të ndryshojë sistemin, të tjerët duan ta refuzojnë atë”, tha Ançeloti.

KRITIKAT PËR GJYQTARËT – “Përpara një ndeshjeje kaq të rëndësishme nuk do të doja të prekja këtë temë. Tebas mund të jetë i qetë, sepse askush nuk e ka humbur mendjen këtu te Reali. Kemi kërkuar vetëm një shpjegim për të përmirësuar një sistem që, me sa dëgjoj, askush nuk është i kënaqur”.

DYSHIMET PËR FORMACIONIN – “Ne kishim dyshime për Lukas Vaskez dhe Kamavingën, të cilët janë rikuperuar dhe janë në dispozicion. Ne do të kemi në fushë një formacion cilësor dhe të përkushtuar, të cilat janë dy gjërat që çojnë drejt suksesit. Kombinimi i të dyjave është kyç. Këtë sezon ne kemi pasur më shumë cilësi sesa përkushtim dhe po punojmë për t’ia dalë mbanë”.

AUDIOT E VAR – “Ne kemi kërkuar vetëm regjistrime audio, herë na i kanë dhënë dhe herë jo. Nuk mendoj se kemi kërkuar ndonjë gjë sekrete. Duam vetëm të dimë se si e kanë trajtuar këtë lëvizje, nuk ka asgjë perverse”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Miqësoret ndaj Hungarisë: Trajneri Tedesco fton 20 futbollistë, grumbullimi nis nesër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.