• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Broja mund të rikthehet më shpejtë se ç’ është pritur

08/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fati i keq e detyroi Brojën të qëndroj jashtë fushave sërish, por lajmi i mirë është fakti që “bomberi” kuqezi pritet të rikthehet në fushë më shpejt se sa parashikohej në fillim.

Dëmtimi i tij në kyçin e këmbës vendosi në dyshim të fortë të ardhmen e tij pasi Everton dhe Chelsea u përfshinë në negociata ku në tavolinë ishte edhe opsioni për t’u rikthyer në Londër gjatë janarit.

Për fat të mirë kjo lëvizje nuk u realizua pasi Broja do të qëndrojë tek Everton, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Kjo do të thotë se mund të ketë shanse për të zbritur sërish në fushë, pasi te Chelsea do të ishte e pamundur me Maresca-n në stol.

Sipas mediave në ishull, faza e riaftësimit po shkon më mirë se sa parashikohej dhe sipas të gjithë gjasave sulmuesi kuqezi pritet të rikthehet në fushë në gjysmën e dytë të muajit mars.

Pavarësisht këtij fakti, Broja nuk pritet të jetë në dispozicion të Sylvinho-s për dy sfidat e para në kualifikueset e Botërorit kundër Anglisë dhe Andorrës pasi askush nuk dëshiron të rrezikojë sërish.

Next Post

Policia gjermane largon banerat e tifozëve serbë që paraqisnin Kosovën si pjesë të Serbisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.