Thursday, 28. May 2026
Sport

Presidenti i La Ligës nuk duron, i përgjigjet Ançelotit para derbit: Qetësohu Karlo!

GS 08/02/2025 1 Min. Lesezeit

Vetëm gjysmë ore pasi Karlo Ançeloti foli për mediat për derbin kundër Atletikos ku kritikoi dhe presidentin e Ligas, Havier TRebas, ky i fundit ka reaguar flakë për flakë.

tebas

Presidenti i La Ligës shpërtheu në rrjetin social “X” për të kritikuar qëndrimin e klubit të bardhë me çështjen e arbitrimit.

“Karlo, rri i qetë…, – filloi Tebas, në një përgjigje të qartë, – gara në La Liga nuk është e falsifikuar, dhe ne të gjithë duam përmirësime në organizimin e arbitrave dhe i kërkojmë prej disa kohësh. Është kurioze, megjithatë, që Reali, aq i shqetësuar, nuk ishte pjesë e takimeve që kemi mbajtur për këtë qëllim”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: