Wednesday, 27. May 2026
Sport

Virgil Van Dijk: Kush thotë se e di të ardhmen time

GS 08/02/2025 1 Min. Lesezeit

Qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk, lideri dhe kapiteni i Liverpoolit, mbetet i qetë dhe i mbledhur.

Me një kontratë deri në fund të këtij sezoni, lojtari ka qenë i lidhur me një gamë të gjerë klubesh dhe transferime të mundshme.

Mirëpo, holandezi 33-vjeçar me drejtpërdrejtshmërinë e tij të zakonshme, i këshillon të gjithë të qëndronin të qetë.

“Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dhe kushdo që thotë se e di të ardhmen time… e ka gabim.

Rrini të qetë, sepse askush nuk e di…”,- u tha ai gazetarëve anglezë pas përplasjes me Tottenhamin, në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

Teilen: