• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leverkusen bën rotacion por “humb” Bajernin, Kovaç debutim për tu harruar në Dortmund

08/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leverkusen nuk mundi që ti përgjigjej fitores së mbrëmshme të Bajernit të Mynihut duke dalë me një barazim të vakët pa gola nga transferta në Volfsburg. Kampionët në fuqi të Bajerit e shikojnë veten plot tetë pikë lart rekordmenëve të Bundesligës duke bërë që takimi i radhës, të mos konsiderohet më një duel deciziv për titullin kampion, i cili ka marrë rrugën drejt Mynihut. Shabi Alosno pagoi shtrenjtë zgjedhjen e tij për të lënë pushim një pjesë të mirë të lojtarëve, të cilët u kualifikuan me shumë vështirësi në gjsëmfinale të Kupës së Gjermanisë. Nordi Mukiele, Xhonathan Tah dhe Granit Xhaka ishin të vetmit lojtar që kishin luajtur të mërkurën dhe zbritën edhe sot nga minuta e parë.

Takimi tjetër me vlerë ishte edhe ai mes Borusias së Dortmundit dhe Shtutgartit. Ky duel u zhbllokua nga autogoli i një “ishi” si Anton (50’). Ekipi i Seb Hënes dyfishoi shifrat me Shabot (61’) ndërsa Borusia e Dortmundit shkurtoi diferencën me Brandt njëzet minuta më vonë. Këto ishin tri golat e vetëm të një dueli që ishte i pari i Niko Kovaç që pasi mori vendin e Nuri Shahin.

Pas 21 takimesh Leverkusen gjendet e dyta në klasifikim me tetë pikë më pak se Bajerni i Mynihut. Ndërsa Dortmundit mban vendin e 11-të me 29 pikë. Në pozita mjaft komode është Shtutgarti, i cili me këtë fitore merr vendin e katërt falë 35 pikëve të grumbulluara.

Next Post

Marques Townes, basketbollisti më i ri i KB Peja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.