• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Transferimi i Zhoao Feliks te Milani, trajneri Mareska: Ja si qëndron e vërteta

08/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Enco Mareska shpjegoi pas largimit të Zhoao Feliksit te Milani se ai nuk kishte asnjë problem me sulmuesin portugez, por ai u largua nga “Stamford Bridge” që të luante më shumë minuta. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së raundit të katërt të Kupës FA kundër Brajtonit, trajneri italian u pyet se përse u lejua që Feliks të bashkohej me Milanin, ndërsa ai u përgjigj:

ZHOAO FELIKS

“Asgjë nuk ndodhi. Thjesht, e kam thënë shumë herë që lojtarët stërviten çdo ditë dhe ata duan të luajnë të gjitha ndeshjet. Fatkeqësisht, vetëm 11 luajnë të gjitha ndeshjet dhe ne vendosëm, të gjithë së bashku, se ishte një opsion i mirë për t’u larguar.

Ai kurrë nuk u ankua. Ai ka qenë shumë profesionist me ne. Ishte thjesht një vendimi im. Arsyeja ka qenë se ne kemi nevojë për më shumë ekulibër në mbrojtje. Ndonjëherë mund të pësosh një tranzicion ose një gol dhe kjo nuk më pëlqen”. Mareska tha se ai është i kënaqur me skuadrën e tij dhe nuk ka asnjë peng nga merkato e janarit.

“Unë thashë pas ndeshjes me Uest Hemin se ne bëmë gjithçka që kishim planifikuar”. Mareska këmbënguli se Çelsi bëri gjithçka drejtuesit kishin në planin e tyre në merkato. “Lojtarët që u larguan, merituan të largoheshin dhe lojtarët që qëndruan merituan të qëndronin. Ne bëmë të gjitha gjërat që na duheshin”.

Nikolas Xhekson mund të rikthehet nga dëmtimi, por trajneri tha: “Niko është më mirë sesa ishte dhe mund të jetë i gatshëm, por kjo mund të jetë edhe një rrezik. Do të shohim, por nuk duket si një dëmtim i gjatë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Drejtori sportiv i Empolit: Rinovimi i Ismjalit varet nga lojtari, i kemi bërë një ofertë dhe po reflekton!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.