Reali dhe Atletiko nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1 në derbin e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”. Një rezultat ky që i shkon më së shumti përshtat Barcelonës, që në rast triumfi ndaj Sevijas, ditën e nesërme, do e ngushtonte diferencën në 2 pikë nga kryesuesit e Realit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për skuadrën e Simeones, që shënoi me Alvarez nga pika e bardhë e penalltisë. Një 11-metërsh ky i kontestuar nga vendasit.
Ndërkohë pjesa e dytë do të niste në mënyrën më të mirë të mundshme për Realin, që gjeti golin e barazimit me Mbape, teksa në disa momente ishin edhe të pafat për ta përmbysur sfidën. Por traversa dhe Oblak i thanë “jo”.
Në sfidën e radhës Reali do të përballet me Osasunën në transfertë ndërsa Atletiko Madrid do të presë Selta Vigon.
FT REAL MADRID-ATLETIKO MADRID 1-1
49′ Mbape / 35′ (p) Alvarez
NGJARJET KRYESORE
Oblak i mohon golin Xhud Bellinghamit (VIDEO)
Traversa e Xhud Bellingham (VIDEO)
Goli i Kilian Mbape (VIDEO)
Goli i Alvarez me penallti (VIDEO)
Gjyqtari akordon penallti me VAR pas një faulli të Tçuameni ndaj Lino (VIDEO)
Vinicius gjuan jashtë pas një kundërsulmi të shpejtë (VIDEO)
Rodrigo dërgon topin mbi traversë. (VIDEO)
Lino gjuan jashtë (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
REAL MADRID: Kurtua; Lukas Vazkez, Tçuameni, Asensio, Fran Garsia; Sebajos, Valverde; Rodrigo, Bellingam, Vinicius; Mbape.
Trajner: Karlo Ançeloti
ATLETIKO MADRID: Oblak; Himenez, Jorente, Lengle, Galan; De Pol, Barrios, Lino, Xhuliano Simeone; Grizman, Alvarez.
Trajner: Diego Simeone
PANORAMASPORT.AL