Wednesday, 27. May 2026
Sport

Penalltia për Atletikon, nga klubi i Realit akuzojnë: Po manipulohen imazhet, asist nga VAR dhe gol nga gjyqtari

GS 09/02/2025 1 Min. Lesezeit

Sfida mes Realit dhe Atletiko Madrid u mbyll me kontestime të shumta. Të besuarit e Ançelotit ndihen të vjedhur ku rastin më flagrant quajnë penalltinë që u dha për miqtë, ndërsa në fund sfida u mbyll me barazim 1-1.

Screenshot 2025-02-09 083047

Vetë kanali i dedikuar Real Madridit, ka shpërthyer me akuza ndaj trupës së gjykimit.

“Gol nga gjyqtari Soto Grado dhe asist nga De Burgos në VAR. Madrid nuk mori tre pikë vetëm prej tyre.

Nuk ka asgjë. Topi kishte ikur dhe është lojtari i Atletikos që shkon te Tçuameni. Problemi është se ato kanë ngrirë pamjet për gjyqtarin, që të duket sikur francezi i shkeli këmbën.

Po manipulojnë imazhet nga VAR sepse treguan kur këmba e Tçuameni është mbi atë të Atletikos. Nëse e shikon më pas, kupton se lojtari i Atletikos rrëzohet në mënyrë të panatyrshme”, u tha ndër të tjera në “RMTV”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: