• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapelo nuk kursen kritikat: Inter i ngadaltë, s’di më si të sulmojë

09/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe Fabio Kapelo është shumë i zhgënjyer nga Interi i shfaqur në Firence pas humbjes 3-0. Në analizën që ai bëri pas sfidës, u shpreh se Interi ka një problem me ritmin e lojës, ndërsa është duke kaluar një moment jo të mirë.

kapelo

Për të lojtari që i jep shpejtësi manovrës zikaltër, Çalhanoglu nuk po arrin dot të japë sinjale pozitive, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk po jep atë që pritet. “Nuk më pëlqeu Interi që pashë në “Franki”, përtej humbjes së qartë.

Në mbi 70 minuta, ata nuk ishin në gjendje të kuptonin se si të sulmonin mbrojtjen e Fiorentinës, aq sa kishin shumë pak mundësi të qarta. Pak si ajo që ndodhi në 70 minutat e para kundër Milanit në derbi. Për momentin, skuadra e Inzagit nuk është duke luajtur mirë, nuk është në gjendje të luajë në krahë si deri vonë dhe është e ngadaltë dhe e parashikueshme në zhvillimin e manovrës. Ajo që i mungon më shumë, është ritmi. Për më tepër, Çalhanoglu, njeriu që ka cilësitë për t’i dhënë shpejtësi manovrës sulmuese vuan shumë”, tha ndër të tjera Fabio Kapelo.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vinicius Zhunior refuzon ofertën për rinovimin, shokët e ekipit të tërbuar për shkak të sjelljes në fushë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.