Wednesday, 27. May 2026
Sport

VIDEO/ Vendos goli i Dibalës, Roma arkivon 3 pikë të arta në kampionat

GS 09/02/2025 1 Min. Lesezeit

Roma ka mposhtur Venecian me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e 24-t të Serisë A.

dibala

Goli i Dibalës në minutën e 57-të nga pika e bardhë e penalltisë, i siguroi 3 pikë të rëndësishme kryeqytetasve, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Kupat e Europës, ndërkohë në krahun tjetër, vendasit e Venecias, janë zhytyr në vendin e parafundit të renditjes me një diferencë –5 nga Empoli i vendit të 17-të.  

Duelin e radhës Roma do e luajë në transfertë ndaj Parmës, ndërsa Venecia luan ndaj Xhenoas. Momentalisht skuadra e Ranierit është pozicionuar në vendin e 9-të me 34 pikë.  

GOLI I DIBALËS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: