• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Emërllahu zhvendoset në Rumani, i bashkohet Clujit

10/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lindon Emërllahu është futbollisti i radhës që largohet nga Ballkani i Suharekës për të vazhduar karrierën në Rumani.

Mesfushori defensiv do të transferohet te Cluji, ekip te i cili do të prezantohet pasi ti kryej kontrollimet mjekësore.

Ai tashmë ka udhëtuar për Rumani për t’iu nënshtruar procedurave, përpara se të jetë zyrtarisht futbollist i Clujit.

Cluji do të paguajë 800 mijë euro për shërbimet e Emërllahut, ndërsa Ballkani ka ruajtur edhe 20 për qind të kartonit të tij për shitjen e radhës.

22-vjeçari kishte kontratë me Ballkanin deri në vitin tjetër, ndërsa vlerësohet ndër lojtarët më të mirë në pozitën e tij në Superligën e Kosovës.

Emërllahu prej vitit 2021 është pjesë e ekipit të Ballkanit, me të cilin ka fituar pesë trofe: tre tituj kampioni, një kupë dhe një Superkupë të Kosovës.

Po ashtu, Emërllahu ka edhe 6 ndeshje të luajtura për Kombëtaren e Kosovës prejse debutoi në shtator të vitit 2022.

Next Post

Dhuna gjatë derbit Partizani-Tirana, arrestohet një punonjës i Gardës! Ja për çfarë akuzohet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.