Wednesday, 27. May 2026
Sport

Kastrioti prezanton trajnerin e ri

GS 10/02/2025 1 Min. Lesezeit

Kastrioti ka zyrtarizuar trajnerin e ri: Klevis Hima do të drejtojë skuadrën krutane për pjesën e mbetur të sezonit, duke zënë vendin e Stavri Nicës.

“KS Kastrioti i uron mirëseardhjen teknikut më të ri të skuadrës Klevis Hima. Trajneri i ri është prezantuar ditën e sotme nga drejtuesit përpara skuadrës dhe menjëherë ka nisur nga puna për ndeshjen e radhës”, shkruhet në njoftimin e klubit krutan.

Eksperienca e fundit për Klevis Himën në stol ka qenë ajo në krye të Burrelit sezonin e kaluar. Kastrioti ka pasur një krizë rezultatesh javët e fundit (1 pikë në 3 ndeshje), por sërish skuadra vazhdon të jetë në garë për një vend në zonën e Play Off-it në Kategorinë e Parë. Hima do të debutojë në fundjavë në transfertë kundër Lushnjës.

Teilen: