Wednesday, 27. May 2026
Sport

Modriq mbetet edhe një vit te Reali

GS 10/02/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Luka Modriq do të jetë pjesë e Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm, kanë njoftuar mediumet spanjolle të hënën.

Mësohet se kroati do ta rinovoj kontratën edhe për një vit me Real Madridin pasi drejtuesit e klubit duan ta mbajnë deri në verën e vitit 2026.

Modriq në verën e vitit të shkuar e vazhdoi kontratën edhe për një vit me Realin, e cila i skadon me të përfunduar sezoni aktual.

Megjithatë, me vazhdimin e kontratës, 39-vjeçari do të luaj sezonin e tij të 14-të me fanellën e Realit.

Këtë sezon, Modriq ka 3 gola e 6 asistime kurse është pjesë e Realit prej vitit 2012.

Teilen: