Zlatan Ibrahimoviç ka komentuar fitoren e “Djallit” kundër Empolit me nota objektive.
“Ndaj Empolit rezultati ishte shumë i rëndësishëm, si në të gjitha ndeshjet, fundja. Duhej të fitonim sepse kemi nevojë të ngjitemi në renditje. Pikët në kampionat janë gjithnjë e më thelbësore”, deklaroi suedezi.
Konsesisao po mundohet të bindë të gjithë lojtarët që të impenjohen maksimalisht në të dyja fazat. Ibra, si ish-sulmues, nuk i pëlqente ato detyra, por tani ua kërkon lojtarëve.
“Kjo varet nga lloji i trajnerit që ekipi ka. Nëse nuk vraponi siç ju kërkohet, ai do t’ju ulë në stol. Futbolli modern i tillë është. Karaktere të ndryshme mes lojtarëve dhe duhet marrë më e mira nga secili. Nuk ka rëndësi individi, por kolektivi. Nëse trajneri kërkon diçka, duhet ndjekur. Sulmi më i mirë është mbrojtja”, përfundoi Ibra në deklaratën e tij për rrjetin “DAZN”.
PANORAMASPORT.AL