• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​I jepet ultimatum Carlo Ancelottit

10/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Ancelotti do të duhet të vendosë deri në maj nëse dëshiron të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit, pasi Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) thuhet se e ka informuar trajnerin e Real Madridit se nuk do ta presin më.

Nuk është sekret se trajneri italian ka qenë një objektiv i mundshëm për Braziin që nga largimi i trajnerit Tite, me thashethemet e vazhdueshme që e lidhin 65-vjeçarin me një kalim te pesë herë fituesit e Kupës së Botës, megjithëse ai kurrë nuk e deklaroi publikisht qëllimin e tij për t’u larguar nga gjigantët spanjollë.

Raportet e fundit nga Spanja sugjeruan se mandati i Ancelottit në “Santiago Bernabeu” pritet të përfundojë në fund të sezonit dhe ky do të ishte rasti i fundit që ish-trajneri i Milanit dhe Romës të bëhet trajneri i ri i Brazilit.

Sipas “OK Diario”, CBF kontaktoi shoqëruesit e Ancelottit pas Superkupës së Spanjës, duke e informuar atë se ata presin që ai të marrë një vendim përfundimtar brenda muajit maj.

Dorival Junior është aktualisht kryetrajneri i Brazilit, por rezultatet e tij gjatë gjithë fushatës kualifikuese të Kupës së Botës kanë qenë të paqëndrueshme, kjo është arsyeja pse federata e futbollit është ende në kërkim të alternativave më të besueshme me synimin për Kupën e Botës 2026.

Next Post

Askush si Kolo Muani te “Zonja”, e thonë vetë shifrat për Juventusin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.