Tri ndeshje, 262 minuta dhe 5 gola. Që kur një fitore vlen 3 pikë, asnjë lojtar nuk ka bërë më mirë me fanellën bardhezi se ai. Kolo Muani ka vendosur të marrë Juventusin mbi supe si askush tjetër.
Kartolina e fundit vjen nga Komo. Një francez, liqeni dhe një tjetër dopietë, përkthehen në shifra të frikshme pas një tjetër ndeshjeje prej një lojtari të madh. Mota e konfirmon si titullar, ul sërish në stol Vlahoviçin që nuk i jep minuta për të luajtur dhe Randal ia kthen më një tjetër ndeshje fantastike duke i dhuruar 3 pikë.
Golin e katërt dhe të pestë me fanellën bardhezi kanë zgjatur vetëm 3 ndeshje, ose më konkretisht 262 minuta. Ka nisur një histori shumë e bukur, madje aq e bukur sa askush nuk do që të përfundojë në qershor.
SHIFRAT- Me dopietën e Komës, Kolo Muani është bërë lojtari i parë në historinë e Juventusit që shënon në tre ndeshjet e tij të para në Serinë A që nga koha kur një fitore vlen 3 pikë. Praktikisht që prej sezonin 1994-1995, kohë kur sulmuesi francez nuk kishte lindur ende.
Që prej asaj kohe, asnjë lojtar i ri i Juventusit nuk ka arritur dot të shënojë 5 gola në tre ndeshjet e para në Serinë A. Në nivel personal, Kolo Muani ka shënuar në tre ndeshje radhazi për herën e tretë në karrierë, në tre kampionatet më të rëndësishme europiane. I ka ndodhur në sezonin 2022-2023 me Eintrahtin e Frankfurtit dhe në sezonin 2020-2021 me fanellën e Nantës. Ndërkohë është hera e dytë që shënon dy herë radhazi dopietë, pas vitit 2021.
HIERARKITË- “Është mirë, por mund të bëjë edhe më mirë. Duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të punojë akoma”. Kështu u shpreh Tiago Mota pas dopietës kundër Komës duke shtuar se francezi është bërë shumë mirë pjesë e mekanizmave të skuadrës së tij.
Por ajo që vihet re është se Tiago Mota tashmë i ka pranuar hierarkitë e reja në skuadër, edhe falë 5 golave në tre ndeshje radhazi. Kolo Muani duket se është sulmuesi kryesor i Juventusit, ndërsa Vlahoviç, mund ta ndjekë nga stoli, siç ka bërë ndeshjet e fundit.
PANORAMASPORT.AL