Wednesday, 27. May 2026
Sport

Shoku i ekipit te Siti, Ljuis: I lumtur që goli iu akordua Khusanovit, e meritoi

GS 10/02/2025 1 Min. Lesezeit

Riko Ljuis ka shprehur kënaqësinë e tij pasi Abdukodir Khusanov shënoi golin e parë për Sitin, pasi goditja e anglezit u devijua nga uzbekistanasi në fitoren 2-1 të Kupës FA ndaj Lejton Orientit.

Screenshot 2025-02-10 172116

Vendësit kaluan në avantazh pas kryeveprës së Xhemi Donlejt nga gjysmëfusha. Por pas pushimit Ljuis bëri një goditje në portë dhe topi përfundoi në rrjetë i devijuar pa vetëdije nga Khusanov. “Është quajtur si goli i Khusanovit, gjë për të cilën jam i lumtur të jem i sinqertë”, tha mbrojtësi i Sitit.

“Jam i lumtur për të. Ai hyri dhe luajti shumë mirë. Ai e kontrolloi mirë ndeshjen dhe topat e gjatë. Unë do të marr autorësinë e asistit për këtë, por jam i lumtur që goli është i tij”. Ljuis përmendi gjithashtu karakterin luftarak të ekipit që e motivon skuadrën në prag të ndeshjes së “play off”-it të Ligës së Kampioneve kundër Realit të Madridit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: