Wednesday, 27. May 2026
Sport

Gëce: Kielini, shembulli që duhet ndjekur

GS 10/02/2025 2 Min. Lesezeit

“Shumë futbollistë jetojnë në një flluskë, duhet të gjesh një mënyrë për të mbajtur këmbët në tokë”. Kështu nis postimi i publikuar në Linkedin nga Mario Gotze, autori i golit vendimtar në finalen e Botërorit 2014 mes Gjermanisë dhe Argjentinës, dhe aktualisht pjesë e Franfurtit.

Screenshot 2025-02-10 184132

Ish fantazisti i Bajernit, i fokusuar në nënvizimin e problemeve që mundojnë futbollistët pas daljes në pension, citoi Xhorxhi Kielinin, për të cilin tha se ishte një frymëzim për atë që bëri pasi la futbollin:

“Fjalët e tij kanë një kuptim shumë të vërtetë. Xhorxho është një nga mbrojtësit më të fortë të brezit tonë në nivel njerëzor. Gjëja më e rëndësishme kur i var këpucët është të mos biesh në “humnerë, në vrimën e zezë”, ky është qëllimi i vërtetë. Duhet të gjesh një punë edhe për të ndihmuar veten psikologjikisht, pasi shumë kolegë bien në depresion. Kjo nuk flitet shumë, por është një temë shumë serioze”.

Kielini, i diplomuar për ekonomi dhe tregti në Universitetin e Torinos (përveç diplomës master në administrim biznesi) është një pikë referimi sipas Gëces. “Unë e vlerësoj që Xhorxho është një shembull i gjallë se si mund të jesh i suksesshëm në një fushë duke vazhduar të luash ose të kontribuosh. Si ai, unë mund të përmend edhe Serena Uilliamsin dhe Kevin Durantin”, u shpreh Gëce.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: