• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola thotë se duhen dy ndeshje të mëdha për ta kaluar Real

10/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij duhet t`i zhvillojë dy ndeshje të shkëlqyera kundër Real Madrid për të kaluar në fazën tjetër të Champions League. 

Ndeshja pritet që të zhvillohet të martën në Manchester. 

Spanjolli e ka pranuar se të dy skuadrat janë përballur me probleme gjatë sezonit, por ka theksuar se Real Madrid i ka menaxhuar më mirë vështirësitë.

“Të dy skuadrat kanë pasur probleme me dëmtimet gjatë sezonit. Mendoj se Madridi i ka përballuar më mirë sesa ne, sepse janë ende në krye të ligës dhe po luftojnë me Atletico Madridin. Kjo tregon edhe një herë vazhdimësinë e tyre“, ka thënë Guardiola.

Tekniku i City e ka vlerësuar fuqinë e madrilenëve, duke theksuar se për t’u kualifikuar, skuadra e tij duhet të zhvillojë dy ndeshje perfekte.

“Në fund të fundit, ata janë një rival i jashtëzakonshëm. E dimë këtë. Jemi përballur shumë herë dhe e dimë se si, në momentet e vështira, ata nxjerrin më të mirën nga vetja. Natyrisht, duhet të luajmë dy ndeshje të shkëlqyera për të kaluar tutje”, ka thënë ai. 

Guardiola e ka pranuar se ndalimi i lojtarëve ofensivë të Real Madrid është një mision i vështirë, duke përmendur cilësitë e tyre të jashtëzakonshme.

“Është e pamundur që për nëntëdhjetë, 120 apo 200 minuta t’i kontrollosh këta lojtarë. Ata janë të jashtëzakonshëm; mënyra si kombinojnë, si sulmojnë hapësirat, si luajnë një kundër një, si e mbajnë topin. Janë të jashtëzakonshëm. Të gjithë e dinë këtë, kështu që duhet të minimizojmë sa më shumë ndikimin e tyre, duke ditur se ata gjithsesi do të krijojnë raste; duhet ta pranojmë këtë dhe të menaxhojmë situatën”, ka thënë ai. 

Next Post

Duel tjetër përballë Sitit, Ançeloti: Kush fitoi u shpall kampion në të kaluarën, Kanë trajnerin më të mirë në Ligën e Kampioneve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.