Interi ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme sot përballë Fiorentinës, në ndeshjen e dytë radhazi përballë vjollcëve që e kishin mundur në mesjavë në takimin e luajtur në Firence.
Zikaltrit hynë me një ritëm tjetër në ndeshjen e sotme dhe kërkuan me ngulm golin, duke sulmuar vazhdimisht drejt portës së De Geas. Megjithatë, goli do të vinte në mënyrë të pazakontë, nga një goditje këndi që nuk ishte, me Pongraçiç i cili më pas devijoi topi në rrjetën e portës së tij.
Shifrat u barazuan para fundit të pjesës së parë, kur një prekje e topit me dorë në zonë solli penalltinë e miqve të akorduar vetëm pas ndërhyrjes së VAR-it dhe të transformuar saktësisht nga Mandragora.
Fillimi i pjesës së dytë pa sërish Interin në sulm dhe Arnautoviç gjeti shpejt golin e avantazhit 2-1. Më pas, zikaltrit luajtën më të kujdesshëm për të mos lënë hapësira në prapavijë, teksa sulmonin në kërkim të një tjetër goli për të mbyllur ndeshjen. Ndonëse nuk gjetën një gol të tretë, në fund zikaltrit iu gëzuan këtij suksesi 2-1 që i afron me vetëm 1 pikë me Napolin e vendit të parë.
INTER-FIORENTINA 2-1
28′ (ag) Pongraçiç, 52; Arnautoviç / 44′ (p) Mandragora
Zalevski gjuan jashtë. (VIDEO)
Goditja e dënimit e Barela kalon mbi traversë. (VIDEO)
Goli i Arnautoviç (VIDEO)
Gjuajtja e Lautaros kalon mbi traversë. (VIDEO)
Goli i Mandragora (VIDEO)
Fiorentina kërkon penallti për prekje topi me dorë në zonë (VIDEO)
De Gea i mohon Arnautoviç golin e dytë (VIDEO)
Autogol i Pongraçiç (VIDEO)
Lautaro Martinez godet traversën (VIDEO)
Roveshata e Barela përfundon jashtë (VIDEO)
De Gea pret gjuajtjen e Çalhanollu (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Zomer; Pavard, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mikhtarjan, Karlos Augusto; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi
FIORENTINA (4-4-2): De Gea; Moreno, Pongraçiç, Ranieri, Gosens; Dodo, Riçardson, Mandragora, Parisi; Beltran, Ken.
Trajner: Rafaele Paladino
PANORAMASPORT.AL