Wednesday, 27. May 2026
Sport

Rodrygo vlerëson komentet e Guardiolës që e quajti “njeriu i rrezikut”

GS 11/02/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, e ka përshkruar deklaratën e Pep Guardiolës si një kompliment të madh.

Guardiola, Manchester City i së cilit pret nesër mbrëma Real Madridin në Ligën e Kampionëve, e ka veçuar Rodrygon si njeriu nga i cili mund të vijë rreziku më i madh.

“Pep Guardiola që thotë se unë jam njeriu i rrezikshëm? Është një kompliment! Ai është një nga trajnerët më të mëdhenj ndonjëherë”, ka thënë Rodrygo.

“Nga këndvështrimi im, të luash kundër ekipeve të tij është gjithmonë shumë e vështirë”.

Teilen: