Lindon Emërllahu është prezantuar sot nga Kluzh në Rumani. Mesfushori shqiptar ishte pjesë e ekipit të parë të Ballkanit prej vitit 2021, ndërsa spikati me fanellën e kampionëve të Kosovës.
Detajet e transferimit të tij tashmë janë bërë zyrtare. Pronari i Kluzh, Nelu Varga, ka treguar se janë paguar 700 mijë euro për shërbimet e 22-vjeçarit.
Po ashtu Ballkani ka ruajtur përqindje nga kartoni i tij, në rast shitje. Emërllahu te Ballkani e kishte kontratën të vlefshme deri në vitin 2026, për këtë dhe klubi vendosi të hiqte dorë prej shërbimeve të tij pas ofertës së bujshme.
PANORAMASPORT.AL