• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E di që e gjithë Italia pret shumë

11/02/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas tre sezonesh pa një pilot italian në Formula 1, tashmë do të jetë debutuesi Kimi Antonelli ai që do të mbajë lart “tringjyrëshin” këtë sezon.

Piloti 18-vjeçar do të garojë për Mercedes, ku do të zërë vendin e 7 herë kampionit të botës Lewis Hamilton.

Ndërkohë që, një fitore e një piloti italian në Formula 1 mundon që nga viti 2009 (Jarno Trulli me Toyota). Ndoshta Antonelli mund të jetë në gjendje të thyejë këtë tabu 16-vjeçare.

“Ka shumë pritshmëri përpara këtij sezoni”, tha Antonelli, që më tej shtoi:

“Sigurisht që ndiej mjaft përgjegjësi sepse e di që kam gjithë Italinë nga pas, që pret shumë nga unë. Të gjithë presin që unë të jem i suksesshëm, veçanërisht pasi do të garoj për një Mercedes”.

“E gjithë kjo është gjithashtu shumë emocionuese. Mezi pres të nisë botërori 2025 dhe mbi të gjitha mezi pres garën në shtëpi time, në Imola (18 maj). Do të doja të shihja kaq shumë italianë që brohorasin për mua”, tha Antonelli.

Next Post

Kenan Haxhihamza fiton çmimin “Ylli i Javës” 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.