• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

City – Real Madrid, derbi i madh i Championsit

11/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përballja e gjigantëve të futbollit, Manchester Cityt dhe Real Madridit, është ndeshja kryesore e fazës së play-offit në Ligën e Kampionëve.

Kjo fazë që luhet me ndeshje vajtje e ardhje nis të martën, ku në program janë katër duele dhe katër të tjera që do të zhvillohen të mërkurën.

Megjithatë, dueli kryesor i mbrëmjes do të jetë ai ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridi që nis në orën 21:00 dhe zhvillohet në “Etihad Stadium”.

Këto dy skuadra synojnë që nëpërmjet kësaj faze të kualifikohen në 1/8 e finales të Championsit pasi dështuan në fazën e grupore të arrijnë një gjë të tillë.

City e Reali përballen për vitin e katërt rresht dhe ka pak të panjohura për Pep Guardiolan në njërën anë dhe Carlo Ancelottin në tjetrën.

Reali ka mungesa të mëdha pasi do të jetë pa mbrojtësit Dani Carvajal, Antonio Rudiger, Eder Militao, David Alaba e Lucas Vazquez kurse City është i kompletuar.

Prej orës 21:00 luhen edhe takimet Juventus – PSV Eindhoven e Sporting – Borussia Dortmund kurse faza e play-offit starton në orën 18:45 me duelin Brest – PSG.

Ndeshjet e kthimit do të luhen javën e ardhshme kur edhe do të përcaktohen skuadrat që do të avancojnë në 1/8 e finales të sistemit të ri të Ligës së Kampionëve.

Next Post

Gimenez është emri më i lakuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.