• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bilanc “lufte” te Tirana, 8 mungesa të sigurta ndaj Skënderbeut

11/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas derbit të kryeqytetit, që përfundoi me rezultatin 1-1, në një ndeshje që pati gjithçka; emocione, dramë dhe një përleshje masive mes lojtarëve, Tirana këtë herë është thërritur në apel për një tjetër derbi, atë të mbijetesës që do e zhvillojë në fundjavë ndaj Skënderbeut.

Luajnë dy skuadra që janë në zonën e rënies. Takimi që do të zhvillohet ditën e dielë, do të luhet në “Elbasan Arena”, ndërsa mungesat  janë specifike, ku skuadra duhet të tregojë impakt të menjëhershëm me idetë e teknikut, edhe pse tre nga mesfushorët do të mungojnë.  

Bëhet fjalë për Soler, spanjolli i dëmtuar ndaj Partizanit nuk do të jetë i gatshëm për 4 javë, gjithashtu me probleme fizike është dhe Ismajli, ndërsa Marku humbi mendjen në fundin e takimit, duke e lënë Bledi Shkëmbin tani në emergjencë të repartit. 

Kundër Skënderbeut megjithatë duhet një ndeshje perfekte e kryeqytetasve, sidomos në linjën e mbrojtjes, pasi Gledi Mici, Përgjoni dhe Gjumsi janë të ndëshkuar me kartonë, pa harruar që Rimal Haxhiu, i cili shpesh është përdorur si xhol, vijon të vuajë problemet fizike. Pra, dhimbje koke për Bledi Shkëmbin që do të duhet të improvizojë në një përballje që duhet fituar me patjetër.

Next Post

Moviola e Inter-Fiorentina/ Këndorja që solli golin e zikaltërve nuk ishte, VAR-i i sforcuar për penalltinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.