Wednesday, 27. May 2026
Sport

PSG kontakton brazilianin Vinicius

GS 11/02/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Paris Saint-Germainit ka kontaktuar brazilianin Vinicius Junior, i cili javë më parë ka refuzuar rinovimin e kontratës me Real Madridin.

Raportoht se Vinicius ka mbetur i zhgënjyer me ofertën e Real Madridit dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzoj PSG-ja.

Ekipi francez ka pasur bisedime formale me përfaqësuesit e Viniciusit pasi është i gatshëm ta transferoj brazilianin në fund të këtij sezoni.

Parisi e sheh Viniciusin si përforcim të madh për sezonin e ri por nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij, pasi 24-vjeçari po monitorohet edhe nga Manchester City dhe disa klube të Arabisë Saudite.

Ai është pjesë e Realit prej vitit 2018 dhe ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon ka shënuar 32 gola dhe ka bërë 20 asistime në 58 paraqitje në të gjitha garat.

Teilen: