Mançester Siti dhe Real Madrid përballen sot në një ndeshje të pazakontë për të dy skuadrat, pasi do të jenë në play-off të Ligës së Kampioneve për një vend mes 16 ekipeve më të mira, në një duel që shumë mirë mund të ishte një finale.
Kjo është padyshim kryendeshja e kësaj faze të turneut e cila është kthyer në një klasike pasi palët janë ndeshur vazhdimisht njëra me tjetrën në 4 edicionet e fundit.
Karlo Ançeloti nuk i trembet aspak një sfide të tillë dhe nuk ka ruajtur sekrete për Pep Guardiolën. Si zakonisht, ai ka publikuar shumë herët, që në orën 18:30 formacionin e skuadrës së tij, për ndeshjen e cila nis në orën 21:00.
LIVE: MANÇESTER SITI – REAL MADRID 1-0
Haland 18′
KOMENTI LIVE:
54′ Minuta të mira për Realin, që provon me Mbape, por kësaj here ishte Ederson i cili bën shpëtimtarin. (VIDEO)
53′ Provon Reali me Bellingham, por mesfushori nuk koordinohet siç duhet me kokë brenda zonës, pas asistit të Vinicius.
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
43′ Rrezikshëm Reali me Valverden, tentativa e tij shkon ngjitur me traversën. (VIDEO)
35′ Sërish pranë golit Siti, kësaj here ishte Foden që tentoi, por u ndal nga Kurtua. (VIDEO)
25′ Traversa i mohon golin e barazimit, brazilianit Vinicius Zhunior. (VIDEO)
18′ GOOOOL MANÇESTER SITIT 1-0/ Zhbllokohet sfida, Haland kalon në avantazh skuadrën e Guardiolës. Festë elektrizuese në stadium. (VIDEO)
11-12′ Shpëton për mrekulli porta e Sitit, Ederson dhe Ake bëjnë shpëtimtarin duke i mohuar golat Mbapesë dhe Mendit. Minutat emocionuese. (VIDEO) + (VIDEO)
9′ Drithërima në portën e Sitit, pozicioni jashtë loje i Vinicius shpëton skuadrën e Guardiolës nga penalltia, pas ndërhyrjes së gabuar të Ederson ndaj yllit brazilian. (VIDEO)
8′ Vendasit shfaqen më kërkues në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Realit.
1′ Supersfida ka nisur me një koreografi thumbuese të tifozëve vendas kundër Vinicius ku shkruhej: “Boll të doli shpirti duke qarë”. Ndërkohë në ekran shfaqet Rodri duke i bërë video koreografisë. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
MANÇESTER SITI: Ederson, Ruben Dias, Ake, Gvardiol, Akanzhi, Stouns, Bernardo Silva, De Bryjn, Savinjo, Grilish, Haland.
Trajner: Pep Guardiola
REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Tçuameni, Asensio, Mendi; Sebajos, Kamavinga; Rodrigo, Bellingam, Vinicius; Mbape.
Trajner: Karlo Ançeloti
📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
🆚 @ManCityES pic.twitter.com/RwohiMADHa— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 11, 2025
PANORAMASPORT.AL