Wednesday, 27. May 2026
Sport

Natë makthesh në Mançester, Reali thyen njëkohësisht mitin e Guardiolës dhe Haland

GS 11/02/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madrid është kthyer tashëm në makthin e Mançester Sitit, i cili ka parë shpeshherë në edicionet e fundit në Ligën e Kampioneve se si del përballë madrilenëve nga ky turne. Dhe fitorja 3-2 e sotme e skuadrës së Ançelotit në Angli bën që rrjedha e ngjarjeve edhe në këtë edicion të  shkojë në të njëjtin drejtim.

mbape

Reali fitoi për herë të parë në stadiumin e Mançester Sitit, duke thyer në këtë mënyrë edhe një mit të Pep Guardiolës. Në fakt, skuadra madrilene u bë e para në histori që ka mundur në shtëpi të gjithë ekipet që ka drejtuar tekniku spanjoll, pasi e ka bërë një gjë të tillë në Barcelonë, në Mynih e tashmë edhe në Mançester.

Njëkohësisht, ka rënë edhe miti i pathyeshmërisë me Haland. Mançester Siti deri më sot kishte fituar 34 ndeshje e barazuar 4 kur Haland gjente rrugën e rrjetës në stadiumin “Etihad”, Kjo ishte humbja e parë në fushën e vet me sulmuesin norvegjez mes shënuesve të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: