Wednesday, 27. May 2026
Sport

Dortmundi me fitore bindëse në ndeshjen e parë përballë Sportingut në Ligën e Kampionëve

GS 11/02/2025 1 Min. Lesezeit

Borussia Dortmundi ka triumfuar 3-0 në udhëtim te Sporting Lisbona në ndeshjen e parë të play-off-it në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër se të dyja ekipet patën shumë raste për të shënuar gol.

Por, në 45 minutat e dytë, skuadra gjermane ia doli të realizonte dy herë.

Në minutën e 60-të, Serhou Guirassy kaloi Dortmundin në epërsi me një gol të bukur.

Pascal Gross dyfishoi epërsinë, kur u asistua nga Guirassy vetëm tetë minuta më vonë.

Fitoren e Dortmundit e vulosi Karim Adyemi, kur shënoi për 3-0 në minutën e 82-të.

Në ndeshjen e kthimit mes dy skuadrave do të vuloset se kush do të kalojë tutje në fazën e eliminimit direkt në garën më të madhe për klube në Evropë.

Teilen: