Wednesday, 27. May 2026
Sport

Guardiola nuk dorëzohet: E dimë çfarë duhet të bëjmë në “Bernabeu”, shkojmë atje për…

GS 11/02/2025 2 Min. Lesezeit

Humbja në shtëpi përballë Real Madrid ka dëmtuar rëndë shanset e Mançester Sitit për të vazhduar më tej në Ligën e Kampioneve. Por Pep Guardiola vazhdon të besojë se pavarësisht suksesit 3-2 të spanjollëve, ekipi i tij ka shanse të vazhdojë më tej në këtë turne dhe e di se çfarë duhet bërë për ta arritur këtë.

guardiola

“Përmbysjet? Kanë ndodhur shpesh gjatë këtij sezoni me ne. Unë e njoh cilësinë e Real Madridit. Ata e nisën shumë mirë, në 10 minuat e para, pastaj ne morëm kontrollin e lojës. Ne pjesën e dytë ne ua dhuruam atë që kishim siguruar.

Problem psikologjik? Vetëm vendime të gabuara, kjo është e gjitha.

Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë, unë i marr përsipër. Nuk është diçka rreth meje apo teje, është te të gjithë.

Është e rëndë, por ne do ta marrim veten. Ne kemi ndeshjen me Njukasëll dhe pastaj shkojmë në “Bernabeu”. Ne e dimë çfarë duhet të bëjmë, do të shkojmë atje të shënojmë gola”, tha Guardiola pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMAPSORT.AL

Teilen: