• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trepça apo Bashkimi? Vetëm njëra e fiton sonte Kupën

12/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trofeu i parë i sezonit në basketboll, do të ndahet sonte për njërën nga dy ekipet më të mira të këtij edicioni, në garën për trofeun më të çmuar të vendit.

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll ka vënë përballë Trepçën dhe Bashkimin, dy ekipet që sonte nga ora 19:00 në pallatin e Sportit në Prishtinë, do të vendosin për trofeun e parë të sezonit.

Mitrovicasit kanë fituar shtatë herë Kupën e Kosovës, duke përfshirë edhe tri herët e fundit. Bashkimi ka fituar vetëm një herë këtë trofe të rëndësishëm, më 2001.

Në pesë takimet e fundit direkte mes tyre, mitrovicasit kanë tri fitore derisa prizrenasit dy.

Sa i përket garave në Superligë, të dyja skuadrat kanë nga 14 fitore e gjashtë humbje.

Rruga drejt finales nuk ishte aspak e lehtë. Mitrovicasit në çerekfinale eliminuan Proton Cable Prizrenin, kurse në gjysmëfinale rivalin e vjetër, Sigal Prishtinën, ku edhe pse humbën ndeshjen e parë, u rikthyen në atë të dytë për të siguruar biletën për finale.

Bashkimi në çerekfinale eliminoi Borën, derisa në gjysmëfinale Vëllaznimin. Në ndeshjen e parë pësuan nga kuqezinjtë, derisa në përballjen e dytë arritën rikthimin për të siguruar finalen.

Ndeshja finale zhvillohet më 12 shkurt në Prishtinë nga ora 19:00.

 

Next Post

Levandovski dhe Barcelona vendosin të vazhdojnë edhe për një vit së bashku

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.