Në NBA janë luajtur dje plot dhjetë ndeshje për sezonin e rregullt në të dyja konferencat, ndërsa më shumë vëmendje u prit debutimi i Luka Doncic me Lakers. Ylli slloven i solli fat skuadrës nga Los Anxhelosi, teksa Lakers triumfuan me rezultatin 132-113 kundër Utah Jazz.
Me shtatë lojtarë të ekipit kalifornian që shënuan mbi 10 pikë, Doncic u prezantua me 14 pikë, 5 topa në tabelë dhe 4 asistime, duke marrë duartrokitjet e para nga tifozët e rinj. Ndërkohë diferencën për Lakers e bëri edhe një herë tjetër LeBron James, protagonist me 24 pikëve në këtë takim.
Cleveland Cavaliers fituan me rezultatin 128-107 ndaj Minnesota Timberwolves, në një ndeshje pa shumë histori. Edhe pse Edwards realizoi 44 pikë për miqtë, nuk ishin të mjaftueshme. Mobley me 28 pikë e Mitchell me 23 pikë u dalluan për Cavaliers. Fitore të rëndësishme korri skuadra e Golden State, që falë 38 pikëve të Stephen Curry mundi 125-111 Milëaukee Bucks në transfertë. Për vendësit mbetën për statistikë 38 pikët e realizuara nga Damian Lillard.
Pa probleme fiton edhe Denver Nuggets, që mundi thellë 146-117 Portland Blazers, ndeshje ku u dallua Nikola Jokic, protagonist me 40 pikë. Në Perëndim shkëlqen Oklahoma Thunes, që mundi në shifrat 137- 101 Neë Orleans Pelicans, teksa u dallua si gjithmonë Alexander Shai, autor i 31 pikëve. Për u përket klasifikimeve, në Konferencën e Lindjes vijojnë të komandojnë Cleveland Cavaliers, me bilancin e 34 fitoreve dhe 10 humbjeve, ndërsa në Perëndim dominon Oklahoma Thunder me 43 fitore dhe 9 humbje sezonale.
PANORAMASPORT.AL