• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dështoi transferimi në Turqi, Ansu Fati mbetet “i burgosur” në Barcelonë

12/02/2025
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Ansu Fatit po i mbarojnë mundësitë për të gjetur një rrugë shpëtimi për t’u ndjerë sërish si futbollist. Ligat kryesore evropiane nuk janë më opsion sepse mbyllën merkaton dimërore më 3 shkurt dhe lojtari i Barcelonës nuk mund të shpresojë më as te klubet saudite (përfundoi më 31 janar) dhe as në ato turke, ku zilja e fundit ra mbrëmë.

Pronari aktual i fanellës numër 10 të Barcelonës shpresonte te Besiktashi apo Fenerbahçe, të cilët kishin kërkuar informacione për të, por u refuzuan nga vetë Ansu Fati, i cili nuk ishte i prirur të transferohej në Stamboll.

Pasi ra ky opsion, mundësitë e transferimit në Zvicër, Kroaci dhe Rusi, ose zgjedhje të destinacioneve “ekzotike” si Kina, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura.

Hansi Flick shpjegoi se kishte folur me Ansu Fatin dhe ishte shumë i sinqertë me të, duke i shpjeguar se nuk do të kishte shumë shanse për të luajtur dhe se do të ishte më mirë që ai të favorizonte transferimin. Megjithatë, lojtari  zgjodhi të qëndronte pavarësisht situatës së tij; ai ka luajtur vetëm 186 minuta këtë sezon.

Next Post

Durant në histori, shënon mbi 30.000 pikë në karrierë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.