Wednesday, 27. May 2026
Sport

Odise Roshi shënon sërish në kampionatin turk

GS 12/02/2025 1 Min. Lesezeit

Odise Roshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Ligën e Parë turke. Pasi shënoi tre gola në fundjavë, anësori shqiptar ka shënuar sërish me fanellën e Erzurumspor.

33-vjeçari shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 2-1 në shtëpi përballë Genclerbirligi.

Ky ishte goli i shtatë sezonal në kampionat për Odise Roshin me fanellën e Erzurumspor në Ligën e Parë turke.

Teilen: