• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kundër skuadrave që parkojnë autobusin”, Nojer: Bajerni i ka studiuar pikat e forta të Sëlltikut

12/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Bajern Mynih Manuel Nojer ka “zbërthyer” rivalin në prononcimi për media.

nojer

Ai shtoi se i dinë pikat e forta të rivalit dhe i kanë marr masat e nevojshme në neutralizimin e tyre:

“Ne jemi të vetëdijshëm për sulmuesit e Sëlltikut. Për mua si portier, unë duhet të merrem me këta lojtarë që kanë ritëm, mund të kalojnë shpejt dhe gjithashtu të përfundojnë aksionet e rrezikshme. Është e rëndësishme për ne që të kemi këto tranzicione, të fitojmë sfida pas humbjes së topit dhe të marrim vendimet e duhura.

Ne kemi punuar për këtë. Unë mendoj se Sëllltiku luanë mirë si grup, kanë një ekip agresiv. Ne duhet të thyejmë presionin e tyre, duhet të përpiqemi të luajmë futbollin tonë sulmues. Kjo fillon me lojën tonë ndërtuese. Atmosfera mund të krijojë disa nerva, por ne jemi të përgatitur.

Përsa i takon stilit të lojës, kam luajtur gjithmonë në një mënyrë vërtet sulmuese dhe kam një pozicion edhe më të lartë në posedim se më parë. Ne gjithmonë kemi dalë kundër skuadrave që mbrojnë me pesë prapa kundër nesh, që parkojnë autobusin. Ne gjithmonë duhet të merremi me këtë. Mendoj se kemi bërë edhe gabime në të kaluarën.

Finalja në Mynih? Kjo është në të ardhmen. Është e veçantë të kemi finalen në ‘Allianz Arena’ përsëri. Tomas (Myler) dhe unë jemi të vetmit që luajtëm në atë kohë. Është e veçantë për ne, për të gjithë punonjësit që ishin këtu në atë kohë gjithashtu. Ne jemi të emocionuar. Por së pari duhet të kalojmë Sëlltikun, t’i bëjmë gjërat hap pas hapi”, e mbylli Nojer.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Përleshen lojtarët e Vllaznimit dhe Gjilanit pasi përfundon ndeshja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.