Fejenord-Milan do të jetë një përballje shumë e veçantë që dhuron sot Liga e Kampioneve, ku në teori janë favoritë italianët.
Këta të fundit do të mundohen të shfrytëzojnë formën e dobët të holandezëve të cilët ndërruan trajnerin vetëm tre ditë më parë. Por njëkohësisht, edhe italianët përballen me një situatë problematike për shkak të dëmtimeve të shumta, duke bërë që Konseisao të ketë zgjedhjet e kufizuara për këtë sfidë.
LIVE: FEJENORD-MILAN 1-0
Paixao 3′
RASTET:
3′ GOOOOL FEJENORD 1-0/ Shtangen italianët, vendasit gjejnë rrugën e rrjetës me numrin 14 Paixao, i cili surprizon portierin Menja me një gjuajtje nga distanca. Gafë e portierit të Milanit. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL