Trepça e Mitrovicës është fituese e Kupës së Kosovës.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 85:79 ndaj Bashkimit të Prizrenit, në ndeshjen finale që u zhvillua në Prishtinë.
20 minutat e parë sollën një rivalitet të madh mes Trepçës dhe Bashkimit.
Trepça shkoi në pushim me një pikë dallim (42:41).
Çereku i parë i takoi mitrovicasve me rezultat 24:22, por i dyti ishte në anën e Bashkimit por vetëm për një pikë (18:19).
Në 20 minutat e fundit mitrovicasit treguan paraqitje më të mirë dhe fituan me meritë.