• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda – Kaq mjafton

13/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao ka lënë pas vetëm 30 sekondave konferencës për shtyp pas ndeshjes së humbur nga Feyenoord, teksa ka treguar edhe arsyen pse e bëri një gjë të tillë.

Lojtarët e Feyenoord mposhtën Milanin me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të fazës ‘play-off-it’ të Ligës së Kampionëve.

Skuadra holandeze kaloi në epërsi në ‘De Kuip’ me golin e Igor Paixao në minutën e tretë dhe do ta mbrojë atë avantazh në ndeshjen e kthimit në Itali pas pesë ditësh.

Pas ndeshjes, u mbajt një konferencë për shtyp për të dëgjuar se çfarë mendonte për gjithçka trajneri i Milanit, Conceicao, por pasi iu drejtua gazetarëve, shpejt u ngrit nga karrigia, duke ua mohuar mundësinë për të bërë pyetje.

“E dinim se si do të ishte atmosfera dhe se nikoqirët ishin agresivë. Ne i dinim të gjitha. Ndeshja bëhet e vështirë nëse nuk dilni si fitues. Filluam mirë, patëm një shans dhe më pas pësuam një gol. Gjëra të tilla ndodhin. Ne ishim të pafat. Duhet të kishim bërë më shumë dhe të kishim një shans për të barazuar”.

“Në rregull. Tani e kam përmbledhur lojën për ju. Meqenëse prita jashtë për 15 minuta, bëra 30 sekondat e mia dhe kaq mjaftuan”, ka thënë Conceicao, duke falënderuar të gjithë që erdhën dhe u largua.

Next Post

Derbi i fundit në “Goodison Park” mbyllet me “luftë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.