• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

ANALIZA TAKTIKE/ Tentoi ta kopjonte, ja si Real Madrid nxori blof Mançester Sitin

13/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Ka ndodhur shpesh dhe nëse diçka ndodh shpesh, kjo është sepse nuk po arrij të gjej një zgjidhje. Ky ka qenë viti kur Reali ka luajtur më mirë, ka krijuar aq shumë raste, sa askush tjetër më parë në ‘Etihad”.skysports-jude-bellingham-john-stones_6826087Kjo është një frazë e sinqertë dhe domethënëse e Pep Guardiolës pas humbjes kundër Realit të martën në mbrëmje në “play off” në Champions. Por më shumë se humbja (e para që nga viti 2018 në shtëpi në Ligën e Kampioneve), ajo që duhet ta shqetësojë trajnerin spanjoll, është filozofia e lojës. Ajo filozofi sipas së cilës “mënyra se si fiton” ka më shumë rëndësi se sa vetë fitorja, po e ndëshkon. Dhe me këtë vizatim në tavolinë, nata ku Madridi regjistroi 20 goditje përfundoi, duke shpërbërë një Siti që tashmë ka 12 humbje këtë sezon, rekordi më i keq i të gjithë karrierës së Pep Guardiolës në një sezon të vetëm!

Skuadra angleze hyri në betejën e parë të “Clasico”-s moderne të Champions League me një formacion disi të çuditshëm dhe që nuk ishte parë, pesë qendërmbrojtës. Pep vendosi dy prej tyre në pozicionet e tyre natyrale (Natan Ake dhe Ruben Dias), dy të tjerë në krahë (Manuel Akanzhi dhe Joshko Gvardiol) dhe një tjetër në mesfushë (Xhon Stons). E megjithatë, në asnjë moment ai nuk ishte në gjendje të frenonte tranzicionet e Madridit, të cilat krijuan një makth të vërtetë për Sitin.

E PADËGJUAR NË NJË EKIP PEP – Gjithsej 20 goditje për Realin e Madridit. Asnjë skuadër nuk ka gjuajtur aq shumë ndaj Mançester Sitit të Pep Guardiolës në shtëpi në 9 vitet që ai ka qenë në krye të “Qytetarëve” në asnjë kompeticion. Shifra më e lartë ishte 17 për Uest Hamin në një ndeshje në Premier League këtë sezon. Reali i Madridit krijoi më shumë rrezik, me 54% shanse për të fituar. Në vizitat e mëparshme, Madridi qëndroi në tetë vitin e kaluar; në shtatë në 2023-in dhe 11 gjuajtje në 2022-in. Të martën, Mbape udhëhoqi Realin në “Etihad” me pesë goditje, i ndjekur nga Valverde, Vinicius dhe Bellingam, me nga tre secili për t’i dhënë fund një serie pa humbje prej 34 ndeshjesh në shtëpi… dhe rezistencën spartane kundër Madridit, i cili nuk kishte arritur të fitonte në gjashtë vizitat e mëparshme në “Etihad Stadium”. Megjithatë, gjuajtjet nuk do të ishin gjëja më shqetësuese në një mbrëmje që Guardiola nuk do ta harrojë shpejt. “Në pjesën e dytë nuk gjetëm pasimet që duheshin. Pas 2-1, ndodhi ajo që ndodhi shumë herë këtë sezon. Morëm kryesimin dhe nuk ditëm ta administronim” shpjegoi spanjolli. Dëshmi për këtë ishte mungesa e pasimeve kyçe, vetëm gjashtë në të gjithë ndeshjen, që nuk gjeneruan as asistimin e plotë të pritur. Larg 14 pasimeve kyçe të Madridit. Pozicionimi i lojtarëve të Sitit në fushë, mungesa e kontrollit të ndeshjes dhe brishtësia në mbrojtje ishin disa nga pikat më shqetësuese për “Qytetarët”. Boshllëqe të panumërta që Madridi diti t’i lexonte në mënyrë të përsosur, duke lënduar rivalin. “Gjithmonë keqinterpretohet, por nga të gjitha ndeshjet që kemi luajtur, ka qenë më e mira prej tyre”, tha ai.

MADRIDI ISHTE BËRË… NJË MADRID – Të jesh pesëmbëdhjetë herë kampion i diçkaje (Champions) nuk është as rastësi dhe as fat. Që një sukses i tillë të jetë i mundur, njeriu duhet të edukohet në fitore dhe të shkruajë skenarin e historisë së tij, pa marrë parasysh se çfarë ndodh gjatë ndeshjes. Në finalen në Londër kundër Dortmundit, Reali u vesh si Reali për të bërë atë që bën më së miri, të fitojë. E megjithëse mund të duket e lehtë, nuk ka formulë më të komplikuar për t’u kuptuar se ajo që “los blancos” përdorin çdo sezon. Të fitosh duke vuajtur, të jesh keq në pjesën më të madhe të ndeshjes, të shohësh kundërshtarin tënd të të kursejë “jetën” në raste të panumërta dhe, kur mendon se je i lirë nga mëkati dhe imun ndaj çdo rrethane, të kesh Madridin që të bëjë Madridin.

Sapo është hedhur guri i parë, ai që askush nuk e kupton, klubi i bardhë ilustron në mënyrë të përsosur “dënimin” me të cilin përballet ditë pas dite. Si qëndrojnë gjërat, Siti ishte më afër se kushdo tjetër për t’u rikthyer në një Real Madrid, një model që ka punuar gjithmonë për të mposhtur rivalët e tyre. Lejimi i kundërshtarit që të ketë shanse, lejimi i moralit të tij të minohet nga gabimet dhe dhënia e goditjes përfundimtare kur tifozit i kalon mendimi tipik: “Po falim aq shumë, saqë me siguri do të shënojnë kundër nesh tani”. Madridit i janë dashur gjithmonë pak më shumë për të zbatuar formulën sekrete, të cilën njerëzit e Guardiolës ishin afër përmbushjes, derisa Brahim Diaz dhe Bellingam vendosën të hiqnin maskën e Sitit. Sepse edhe nëse një majmun vishet me mëndafsh, ai është përsëri një majmun.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Cleveland dominon në Lindje e Oklahoma në Perëndim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.