• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zidani shqiptar firmos kontratë profesionale me Hoffenheimin

13/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti i talentuar, shqiptari Zidan Tairi duket se ka bërë hapin e parë të madh në karrierën e tij, që pritet të jetë e ndritur.

17-vjeçari ka firmosur kontratë profesionale me Hoffenheimin pas paraqitjeve të mira me ekipin U19 kur ishte ndër lojtarët kryesor.

Me kontratën profesionale që i skadon në qershor të vitit 2028, Tairi prej kësaj vere do të promovohet në ekipin e parë të Hoffenheimit, i cili bën gara në Bundesligë.

Tairi iu bashkua të rinjve të Hoffenheimit në verën e vitit 2023 nga të Zurichu, ku fillimisht luajti për ekipin U17, përpara se të promovohet në ekipin U19.

Këtë sezon, Tairi ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 3 asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Tairi që luan si mesfushor ofensiv, vlerësohet ndër futbollistët më të talentuar të Zvicrës dhe aktualisht luan për Kombëtaren U18 të këtij vendi.

Ai ka luajtur edhe për gjeneratat U15, U16 dhe U17 kurse me ekipin U19, Tairi deri më tani ka 5 paraqitje.

Next Post

E ka emrin e ish lojtarit të madh në botë, futbollisti shqiptar nënshkruan me Hoffenheimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.