Wednesday, 27. May 2026
Sport

Një sirian për Partizanin, Mohanad Mando “gradohet” në ekipin e parë

GS 13/02/2025 1 Min. Lesezeit

Falë paraqitjeve të mira me skuadrën e dytë, Mohanad Mando është tashmë pjesë e ekipit të parë të Partizanit.

22-vjeçari, i cili konsiderohet një tjetër lojtar premtues ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë me të kuqtë.

“FK Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me Mohanad Mando. Sulmuesi Sirian falë paraqitjeve pozitive te Partizani B, tashmë do të jetë pjesë e organikës së ekipit të parë. 22 vjeçari i cili konsiderohet një tjetër lojtar premtues ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë me të kuqtë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: