Xhemi Karrager sheh një ngërç fizike dhe psikologjik te situata e Sitit këtë sezon.
“Problemi i mbylljes së ndeshjeve nga Mançester Siti mund të vijë vetëm nga një gjë: Mund të jetë vetëm diçka fizike ose mendore. Fizikisht, ata nuk mund të përballojnë 90 minuta tani. Ata nuk i kanë këmbët në ekip nga minuta e parë deri në minutën e 90-të, por kjo shfaqet me të vërtetë kur futeni në fazat e fundit të lojës. Ne vazhdojmë të flasim për Sitin dhe Rodrin dhe për faktin se Siti ka nevojë për mesfushor, sepse ata kanë lojtarë më të vjetër në moshë. Unë gjithashtu mendoj se jemi në fazën me Sitin ku ata kanë nevojë për një portier të ri. Ederson ka qenë fantastik për ta me topin, por për sa i përket të qenit portier, ai u kushtoi atyre kundër Realit. Ata kanë nevojë për të, sepse ai është një figurë me të vërtetë e rëndësishme. Ai ka qenë atje, ai e ka bërë atë dhe ka fituar tituj dhe Ligën e Kampioneve, por kjo ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë. Kjo paraqitje e fundit nuk ishte mjaftueshëm pranë këtij niveli. Ai i kushtoi skuadrës së tij humbjen e ndeshjes”, tha ish-mbrojtësi i Liverpulit.
Sa i përket banderolës së tifozëve që talleshin me Viniciusin për “Topin e Artë”, ai shtoi: “Unë nuk e di me çfarë logjike u vendos ajo atje. Është qesharake, çfarë do të fitosh prej saj? Përse ta zemërosh kundërshtarin, që mund të kthehet në një motivim ekstra? Nëse unë do të dilja në fushë dhe Stiven Xherrard do të kishte fituar “Topin e Artë” duke mundur një lojtar të Realit të Madridit, kjo do të më acaronte mua si lojtar të Liverpulit. Është si një ters. Nuk më pëlqejnë gjëra të tilla. Përse të zemëroj disa nga lojtarët më të mirë në botë? E di që Reali u soll si një fëmijë që nuk shkoi atje, por ti sillu siç i ka hije një klubi. Të gjithë qeshën me faktin se Reali nuk shkoi atje, edhe pse Vinicius apo Ançeloti nuk do të fitonte “Topin e Artë” apo zgjidhej trajneri i vitit. Kjo ishte e turpshme për një klub si ata, vetëm sepse nuk e fituan atë për një sezon. Siti nuk duhej që të përfshihej, duhet të kishte pak klas”.
PANORAMASPORT.AL