Wednesday, 27. May 2026
Sport

Lara Colturi e 7-ta në Botë

GS 13/02/2025 1 Min. Lesezeit

Skiatorja Kuq e Zi ka bërë një performancë të jashtëzakonshme në finalen e Sllallomit Gjigand në Kampionatin Botëror në Saalbach të Austrisë. Pjesëmarrja e parë e Larës në një Kampionat Botëror dhe ka arritur të renditet në top 10.

Gara është dominuar nga italiania Brignone e cila fiton medaljen e Arte. Të shtunën Lara dhe Shqipëria shpresojnë në një medalje në Sllallom.

Ndërkohë Denni Xhepa është kualifikuar në finalen e Gjigandit për meshkuj e cila do të zhvillohet  nesër.

Teilen: