Golden Stejt mori një fitore me shumë meritë në Hjuston duke mundur ekipin e Rockets me shifrat 105-98.
Të besuarit e Kerr e nisën takimin mirë duke mbyllur dy periodat e para në avantazh të 14 pikëve. Më tej në 24’ e dyta arritën që të bënin gjithçka mirë duke mbajtur nën kontroll tentativat e skuadrës vendase për të rihyrë në garë.
Warriors në këtë takim treguan se më në fund kanë gjetur stabilitet në lojën mbrojtëse ku detyruan Rockets që të ishin vetëm në 40.9% të rasteve të saktë në tentativat e tyre si dhe të humbnin plot 20 herë topin.
Sa i përket paraqitjeve personale i vetmi që shpëton nga skuadra teksane ishte Aaron Holidej me 25 pikë dhe 8 topa në tabelë. Ndërsa për miqtë shkëlqeu dyshja e formuar Kërri dhe Batler, të cilët shënuar respektivisht 27 dhe 19 pikë.
Rezultatet e mbrëmjes
NEW ORLEANS PELICANS-SACRAMENTO KINGS 140-133 (Kohë Shtesë)
MINNESOTA TIMBERWOLVES-OKLAHOMA CITY THUNDER 116-101
DALLAS MAVERICKS-MIAMI HEAT 118-113
UTAH JAZZ-L.A. CLIPPERS 116-120 (Kohë Shtesë)